Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane është një parajsë në malin Pllana pranë kryeqytetit. Besohet se manastiri i shenjtë u themelua gjatë sundimit të mbretit Samoil në fund të shekullit të dhjetë. Sipas një legjende, gjatë gjuetisë në zonë, Samoili vrau një dre, i cili derdhi lot të mëdhenj para se të vdiste. Mbreti u emocionua aq shumë sa urdhëroi të ndërtohej një manastir në këtë vend për nder të Shën Kryeengjëllit Mihaill, i njohur si mbrojtës i shpirtrave dhe luftëtar kundër së keqes.
Në ditët e sotme kompleksi përfshin një kishë, kishat e vogla "Fjetja e Hyjlindëses Mëri " dhe "Shën Ivan Rillski", si dhe ndërtesa banimi dhe fermash. Në vitin 2000, në oborrin e tij u ndërtua një kambanore. "Shën Kryeengjëlli Mihaill" ruan relike unike që lidhen me epokën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393) dhe Mbretin Ivan Shishman - sundimtari i fundit bullgar para rënies së Bullgarisë nën sundimin osman.
Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane ka dy festa tempulli - më 8 nëntor festohet Dita e Shën Kryeengjëllit Mihaill, dhe më 15 gusht - Dita e Nënës së Shenjtë të Zotit. Manastiri është shpallur monument kulture.
Më shumë hollësi për këtë vend të shenjtë, të zhytur në histori dhe legjenda,mund të lexoni në artikullin “Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNdjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..