Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nga artisët më të njohur bullgarë Mihaill Bellçev feston përvjetorin e tij

Foto: ndk.bg

Këngëtari, poeti dhe autor i dhjetëra hiteve, Mihaill Bellçev është ndër artistët më të njohur dhe më të dashur në fushën e estradës bullgare. Në gusht ai mbushi 75 vjeç. Mihaill Bellçev do ta festojë jubileun e vet me një koncert në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ai zgjodhi datën 8 nëntor, sepse atëherë është Dita e Kryeengjëllit Mihaill, kur së bashku me shumë bullgarë të tjerë artisti i njohur feston ditën e emrit. Interpretuesi i dhjetëra hiteve ka ftuar kolegë të brezave të ndryshëm, të cilët do të shfaqen bashkë me të në skenë. Para Zheni Monevës, një kolege nga Radioja Kombëtare Bullgare, Mihaill Belçev tha:

“Mendoj se do të jetë një koncert i bukur, miqësor – diçka që do të tregojë se kënga jonë argëtuese meriton admirim. Poezia dhe muzika do të “sundojnë” sonte. Shpresoj që njerëzit të ndihen mirë dhe të harrojnë të paktën disa nga problemet e tyre. Për mua, përvjetori është një festë e këndshme. Jam i lumtur që mund të mbledh publikun tim, miq, kolegë, të gjithë ata që e duan muzikën bullgare”.

Mihaill Bellçev është më shumë se 50 vjet në skenë. Si këngëtar dhe autor këngësh ai ka marrë dhjetëra çmime, si dhe çmime të mëdha shtetërore, por, si çdo artist, vlerëson veçanërisht njohjen e publikut.

“Çdo këngë e imja ka një legjendë, tregon një histori. Është mirë që shumica e tyre janë të gjalla, që “marrin frymë”, me to njerëzit kujtojnë takime, ndarje, dashuri...” – tha Mihaill Bellçev.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Tufë e bekuar” – Kori “Nusha” prezanton albumin e tij më të ri

Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..

botuar më 25-11-13 6.10.PD
Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov (kitarë)

Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov prezantojnë në Niagara “Përralla Antarktike”

Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..

botuar më 25-11-12 2.39.MD

Këngëtari i rokut Toma mbledh "shenjat" e tij në një album të dytë solo

Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..

botuar më 25-11-11 6.00.PD