Në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore “Flagey” në Bruksel, u dorëzua Çmimi Evropian për Letërsi - 2021. Fituesi bullgar i çmimit prestigjioz është shkrimtari Georgi Bërdarov.
Në vitin 2015 ai fitoi çmimin e programit “Dorëshkrimi” në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe botoi romanin e tij të parë “Unë ende i numëroj ditët”. Romani i tij i dytë "Absolvo te" u botua në fund të vitit 2020 dhe fitoi vendet e para në libraritë bullgare. Juria bullgare për çmimin evropian e shpalli njëzëri fitues në muajin maj.
Në ceremoninë në Bruksel morën pjesë fitues të tjerë nga gjithsej 13 vende. Në skenë, Bërdarov lexoi një fragment nga libri dhe iu bashkua një debati me autorë të tjerë fitues të çmimeve.Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve..