Në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore “Flagey” në Bruksel, u dorëzua Çmimi Evropian për Letërsi - 2021. Fituesi bullgar i çmimit prestigjioz është shkrimtari Georgi Bërdarov.
Në vitin 2015 ai fitoi çmimin e programit “Dorëshkrimi” në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe botoi romanin e tij të parë “Unë ende i numëroj ditët”. Romani i tij i dytë "Absolvo te" u botua në fund të vitit 2020 dhe fitoi vendet e para në libraritë bullgare. Juria bullgare për çmimin evropian e shpalli njëzëri fitues në muajin maj.
Në ceremoninë në Bruksel morën pjesë fitues të tjerë nga gjithsej 13 vende. Në skenë, Bërdarov lexoi një fragment nga libri dhe iu bashkua një debati me autorë të tjerë fitues të çmimeve.“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..