Presidenti Rumen Radev është shumë afër fitores së zgjedhjeve në raundin e parë, ndërsa në rast balotazhi kundërshtari i tij do të jetë prof. Anastas Gerxhikov. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me mjete të veta në periudhën 04 – 08 nëntor 2021. Presidenti i tanishëm është në krye me 48.3% kundrejt 25.6% të Gerxhikovit. Nëse do të ketë balotazh apo jo varet nga pjesëmarrja elektorale. Sipas ligjit, për të pasur një zgjedhje në raundin e parë, duhet të votojnë të paktën 50% e votuesve, ose mbi 3.35 milionë njerëz.
Sipas sociologëve, 6 ose 7 parti do të hyjnë në parlament, por formimi i qeverisë do të jetë i vështirë. GERB tani për tani fiton më shumë vota /25.4%/, në vend të dytë është partia "Po e vazhdojmë ndryshimin"/ 17.3%/, e ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ /15.6%/. "Ka një popull të tillë" /ITN/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe "Bullgaria Demokratike" luftojnë për vendin e katërt me përqindje të afërta - midis 10 dhe 12%. "Ngrihu BG! Ne po vijmë!” fiton 4.2% vota dhe ka shans për të hyrë në Parlament.
Sipas Mediana, edhe pse GERB është partia më e fortë, për momentin nuk duket e mundur të kthehet në pushtet. Ata theksojnë se formimi i qeverisë do të jetë i vështirë, pasi do të duhet të paktën një koalicion katërpartiak.
Të dhënat janë nga një anketim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me fonde vetjake në periudhën 04 – 08 nëntor 2021.Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Aeroplani u prit nga Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar..
Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes...