Presidenti Rumen Radev është shumë afër fitores së zgjedhjeve në raundin e parë, ndërsa në rast balotazhi kundërshtari i tij do të jetë prof. Anastas Gerxhikov. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me mjete të veta në periudhën 04 – 08 nëntor 2021. Presidenti i tanishëm është në krye me 48.3% kundrejt 25.6% të Gerxhikovit. Nëse do të ketë balotazh apo jo varet nga pjesëmarrja elektorale. Sipas ligjit, për të pasur një zgjedhje në raundin e parë, duhet të votojnë të paktën 50% e votuesve, ose mbi 3.35 milionë njerëz.
Sipas sociologëve, 6 ose 7 parti do të hyjnë në parlament, por formimi i qeverisë do të jetë i vështirë. GERB tani për tani fiton më shumë vota /25.4%/, në vend të dytë është partia "Po e vazhdojmë ndryshimin"/ 17.3%/, e ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ /15.6%/. "Ka një popull të tillë" /ITN/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe "Bullgaria Demokratike" luftojnë për vendin e katërt me përqindje të afërta - midis 10 dhe 12%. "Ngrihu BG! Ne po vijmë!” fiton 4.2% vota dhe ka shans për të hyrë në Parlament.
Sipas Mediana, edhe pse GERB është partia më e fortë, për momentin nuk duket e mundur të kthehet në pushtet. Ata theksojnë se formimi i qeverisë do të jetë i vështirë, pasi do të duhet të paktën një koalicion katërpartiak.
Të dhënat janë nga një anketim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me fonde vetjake në periudhën 04 – 08 nëntor 2021.Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën se nuk do të ketë më përplasje në shkallë të plotë. "Sepse tjetra do të thotë një luftë vërtet..
Sipas një sondazhi të realizuar nga “Sova Haris” në qershor, fushata informative e qeverisë për anëtarësimin në eurozonën nuk është bindëse, transmeton BTA. Sipas të njëjtit sondazh, 60.1% e bullgarëve besojnë se me heqjen e levës shteti humb..
Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave. Pas sulmeve të gjera izraelite ndaj objektivave strategjike në Iran, situata aktuale në Izrael është e qetë...
Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën..
Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave. Pas sulmeve..
Ministria e Transportit planifikon të blejë 20 trena pasagjerësh që punojnë me biodizel. Ata do të plotësojnë kërkesat për lëvizshmëri të dyfishtë, pasi..