Një sondazh i Agjencisë “Gallup International Balkan” me porosi të Radios Kombëtare Bullgare tregon, se nëse zgjedhjet do të ishin një ditë më parë, GERB do të kishte marrë 23.5 për qind të votave, dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe BSP do të ishin me rezultate të barabarta, përkatësisht 15.5 për qind dhe 15.2 për qind. “Ka një popull të tillë” do të fitonte 11.4 për qind, ndjekur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 11.3 për qind dhe “Bullgaria Demokratike” - 9.6 për qind.
Nëse zgjedhjet presidenciale do të ishin në fund të dhjetëditëshit të parë të nëntorit, 48.6 për qind do të votonin për Rumen Radev, 25.3 për qind për Anastas Gerxhikov dhe 9.1 për qind për kreun e DPS Mustafa Karadajë. Sipas agjencisë, Radev ka një shans për të fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, edhe pse kjo duket më e vështirë se disa javë më parë.
Të dhënat janë nga një sondazh përfaqësues kombëtar i Gallup International Balkan për Radion Kombëtare Bullgare, i kryer midis 1 dhe 9 nëntorit mes 1006 bullgarëve të rritur. Agjencia është partnere e Radios Kombëtare Bullgare në pasqyrimin e zgjedhjeve të 14 nëntorit.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..