Konkursi do të zhvillohet më 19 dhjetor të këtij viti nën titullin “Imagine” (Përfytyroje). Pas një ndërprerjeje 5 vjeçare, vendi ynë kthehet në forumin prestigjioz ndërkombëtar dhe do të prezantohet nga Denisllava Dimitrova dhe Martin Stojanov me këngën Voice of Love -“Zëri i dashurisë”. Këngëtarët e rinj punojnë bashkë prej rreth 4 vjetëve në Studion për pop dhe rok këngëtarë pranë Qendrës së Rinisë në qytetin Dobriç. Ata kanë paraqitje të shumta të përbashkëta, kurse prezantimi i tyre i suksesshëm u sjellë suksese në konkurse dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Denisllava e cila është 12 vjeçe merret me këndim që nga mosha 6 vjeçe, kurse pasioni i saj tjetër është baleti modern. Partneri i saj Martini 13 vjeçar, përveçse këndon në bullgarisht, italisht, rusisht dhe anglisht, luan në piano dhe tanimë kompozon.
Kjo do të jetë pjesëmarrja e gjashtë e Bullgarisë në “Eurovisionin për Fëmijë” ku gjatë vitit 2015 vendi ynë ishte mikpritës i talenteve muzikore nga Evropa. Pritet prezantimi zyrtar i këngës Voice of Love në Televizionin Kombëtar Bullgar. Le t’u urojmë sukses shpresave tona të reja!
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110..