Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë pjesë me një duet në Festivalin e Këngës Eurovision për fëmijë në Paris

Foto: arkiv personal

Konkursi do të zhvillohet më 19 dhjetor të këtij viti nën titullin “Imagine” (Përfytyroje). Pas një ndërprerjeje 5 vjeçare, vendi ynë kthehet në forumin prestigjioz ndërkombëtar dhe do të prezantohet nga Denisllava Dimitrova dhe Martin Stojanov me këngën Voice of Love -“Zëri i dashurisë”. Këngëtarët e rinj punojnë bashkë prej rreth 4 vjetëve në Studion për pop dhe rok këngëtarë pranë Qendrës së Rinisë në qytetin Dobriç. Ata kanë paraqitje të shumta të përbashkëta, kurse prezantimi i tyre i suksesshëm u sjellë suksese në konkurse dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Denisllava e cila është 12 vjeçe merret me këndim që nga mosha 6 vjeçe, kurse pasioni i saj tjetër është baleti modern. Partneri i saj  Martini 13 vjeçar, përveçse këndon në bullgarisht, italisht, rusisht dhe anglisht, luan në piano dhe tanimë kompozon.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e gjashtë e Bullgarisë në “Eurovisionin për Fëmijë” ku gjatë vitit 2015 vendi ynë ishte mikpritës i talenteve muzikore nga Evropa. Pritet prezantimi zyrtar i këngës Voice of Love në Televizionin Kombëtar Bullgar. Le t’u urojmë sukses shpresave tona të reja!

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD
Krum Jankov

"O Stoene, biri im Stoene" – një kujtim i këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov

Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..

botuar më 25-09-11 6.10.PD

DARA dhe Kamen & Rusto me një version modern për klube të hitit "Mos"

Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..

botuar më 25-09-10 8.10.PD