Në votimin e tretë të paprecedentë radhazi parlamentar brenda një viti, për votat e bullgarëve konkurrojnë 5016 kandidatë nga 20 parti dhe 7 koalicione. Numri i seksioneve në vendin tonë është mbi 11.600, ndërsa të drejtën e votës e kanë 6.708.189 persona. Vetëm në Sofje ka 1581 seksione.
Votimi në seksionet me 300 ose më shumë votues do të bëhet sërish vetëm me makinë, siç ishte edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Makina do të ketë në 9391 seksione, kurse në 2119 prej tyre pritet të ketë dy pajisje. Votimi bëhet me një makinë dhe me një kartë smart si për president, ashtu edhe për parlament. Votuesi ka tre opsione për të votuar me makinë:
1. Vetëm për President dhe Nënpresident;
2. Vetëm për deputetë;
3. Njëkohësisht për President dhe deputetë.
Në varësi të zgjedhjes së votuesit, nga makina do të dalin një ose dy fatura.
Si në zgjedhjet e mëparshme, votuesi mund të tregojë edhe një numër preferencial, d.m.th. të zgjedhë një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ai.
Votuesit e vendosur në karantinë ose izolim të detyrueshëm mund të votojnë me kuti të lëvizshme votimi, por vetëm nëse kanë aplikuar paraprakisht. Në rast se kanë nënshkrim elektronik të kualifikuar, ata do të mund të paraqesin aplikim online për votim me kuti të lëvizshme edhe në ditën e zgjedhjeve.
Dita e zgjedhjeve filloi në orën 7:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..