Sot garojnë 23 çifte kandidate për President dhe Nënpresident të Republikës së Bullgarisë. Zgjedhjet e rregullta presidenciale përkojnë me zgjedhjet e parakohshme për Legjislaturën e 47 të Kuvendit Popullor.
12 prej kandidatëve për President janë propozuar nga komitetet e iniciativës, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë. Forcat kryesore politike nuk kanë kandidatë të tyre, por kanë deklaruar mbështetje për kandidatë të shpallur nga komitetet e iniciativës. Pavarësisht se kush e ka shpallur kandidaturën e tij, pasi е e merr detyrën, Presidenti duhet të jetë politikisht i paanshëm dhe të mishërojë unitetin e kombit.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota.
Historia e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari filloi më 2 prill 1990. Atëherë, pas votimit të deputetëve në Kuvendin Popullor, si udhëheqës i shtetit u zgjodh Petër Mlladenov, i cili e mori postin nga Todor Zhivkovi pas rënies së tij nga pushteti më 10 nëntor 1989. Në vitin 1990, pas dorëheqjes së Petër Mlladenovit, Legjislatura e VII e Kuvendit Popullor zgjodhi President (Kryetar) të Republikës filozofin Dr. Zhelju Zhelev, përfaqësues i opozitës - Bashkimit të Forcave Demokratike. Në historinë e zgjedhjeve presidenciale Zhelju Zhelev është edhe Kreu i Shtetit që ka mbledhur më shumë vota deri më tani – 2 738 420. Rosen Plevneliev është zgjedhur me numrin më të vogël të votave, 1 698 136 vota në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sipas Kushtetutës bullgare, Presidenti mishëron unitetin e kombit dhe përfaqëson Republikën e Bullgarisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..