Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një belg i arrestuar me dënim për terrorizëm ka kërkuar të ekstradohet në Belgjikë

Foto: Daniella Kostova, BNR

Gjykata e Qarkut Jambol ka vendosur të mbajë në paraburgim shtetasin belg Yassin Lashiri. 37-vjeçari u ndalua më 10 nëntor kur kaloi ilegalisht kufirin turko-bullgar. I arrestuari me dokument të rremë identiteti kërkohet me urdhër evropian për 20 vjet burg për terrorizëm në Belgjikë. I arrestuari kërkoi t'u dorëzohej autoriteteve belge. Gjykata nuk ka vendosur ende për ekstradimin e tij.

Sipas informacioneve jozyrtare, dënimi në Belgjikë është për pjesëmarrje në sulmet terroriste në Paris në vitin 2015, njoftoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD