"Këtë herë ka mundësi për formimin e një qeverie," tha për BNR Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i agjencisë sociologjike Gallup International Balkan. Sipas tij, nëse pjesëmarrja do të ishte më e lartë, partitë e ndryshimit mund të kishin fituar pothuajse tërë shumicën parlamentare. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ do të jetë arbitër në parlamentin e ri dhe është mirë që koalicioni GERB-SDS të mbetet në opozitë, sepse së shpejti do të vijë koha e tij. "Bullgaria Demokratike” mund të jetë e zemëruar me partitë e ndryshimit sepse ato e ndaluan ecjen e saj përpara", tha sociologu për rezultatin më të ulët të partisë në krahasim me votimin e korrikut.
“Certifikata e gjelbër është shkaku për hyrjen e partisë “Ringjallja” /”Vëzrazhdane”/ në parlament dhe për zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për president” – është kategorik Përvanov sa i përket partisë së re, e cila kalon barrierën prej 4%. Në këtë mënyrë hapësira e protestës riformatohet, por mbetet e madhe, është kategorik sociologu.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..