Të dhënat nga regjistrimi paralel i Agjencisë Sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, me zbatim 100 për qind tregojnë se me aktivitet elektoral 36.9 për qind në orën 20:00 Rumen Radev fitoi 50 për qind të votave. Anastas Gerxhikov doli i dyti me 24 për qind.
Në renditjen e partive në parlament “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbetet në vendin e parë me 26.3 për qind, e ndjekur nga GERB - SDS 23.1 për qind dhe DPS 11.4 për qind. Pas tyre vijnë BSP 10.4 për qind, “Ka një popull të tillë” 9.3 për qind, “Bullgaria Demokratike” 6.4 për qind dhe në fund “Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) me 5 për qind. Pjesëmarrja në votimin parlamentar në orën 20:00 ishte 36.6 për qind.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..