Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit

Të ftohtë dhe shi

Foto: arkiv

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet, vende-vende me reshje të dobëta shiu. Nesër pasdite në rajonet ekstreme jugperëndimore vranësitë do të çahen dhe pakësohen pak. Do të fryjë erë mesatare, në rajonet juglindore dhe në bregdetin e Detit të Zi erë e përkohshme e fortë verilindore. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht ndërmjet 1 dhe 6 gradë, kurse maksimalet ndërmjet 6 dhe 11 gradë, pak më të larta në bregun e Detit të Zi.

Në male vranësirat do të jenë më të theksuara. Në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, mbi 1600 metra shiu do të kthehet në borë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë lindore-juglindore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 4  gradë, në 2000 metra - rreth 0 gradë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD