Kristian Vigenin njoftoi se do të largohet nga kryesimi i Shtabit Zgjedhor Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare /BSP/. Nuk i arritëm qëllimet, theksoi Vigenin në profilin e tij social.
"BSP duhet të hyjë në negociata me "Po e vazhdojmë ndryshimin ", por para të gjithëve," tha para BNR-së Aleksandër Simov nga BSP. Fillimisht duhet të saktësohet politika që do të ndiqet dhe më pas të diskutohen emrat e ministrave, por koalicioni i ardhshëm qeverisës "do të jetë shumë i vështirë", shtoi Simov.
Sipas tij, “muaji i mjaltit” të partive të protestës në televizione ka përfunduar dhe njerëzit po presin vendime konkrete prej tyre, jo buzëqeshje. "Zëri i popullit ndëshkoi të gjithë ata që në dy parlamentet e mëparshme nuk arritën të formonin një qeveri," tha Simov.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..