Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëheqje pas zgjedhjeve në “Po, Bullgaria!” dhe në VMRO

| rinovuar më 21-11-15 5.03.MD
Hristo Ivanov
Foto: BGNES

Rezultati i koalicionit “Bullgaria Demokratike” është jashtëzakonisht i keq në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare, komentoi në rrjetet sociale bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov. "Duhet të merret përgjegjësi". Po e jap dorëheqjen time si kryetar i “Po, Bullgaria!”, shkroi Ivanov dje njoftoi se do të thërrasë një konferencë kombëtare, e cila të zgjedhë kryesinë e re të formacionit, por bëri apel për ruajtjen e koalicionit të trefishtë në “Bullgarinë Demokratike” (aktualisht në koalicion bëjnë pjesë partitë politike “Po, Bullgaria!”, “Demokratët për Bullgarinë e Fortë” dhe Lëvizja e Gjelbër). Veselin Kallanovski tha para BNR-së se koalicioni i tyre do të negociojë me "Po e vazhdojmë ndryshimin" për formimin e qeverisë. Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike", gjen. Atanas Atanasov, gjithashtu dha dorëheqje si kryetar "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë".

Për shkak të rezultateve të dobëta të zgjedhjeve më 14 nëntor, edhe kryesia e VMRO-së dha dorëheqje kolektive dhe do të mbledhë një kongres për të zgjedhur kryesinë e re.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD