Ne jemi gati të jemi të parët dhe ta mbajmë këtë përgjegjësi. Këtë javë po i fillojmë bisedimet me të gjitha partitë, pa GERB dhe DPS, tha për bTV Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Ne do të propozojmë që të formohen grupe pune për sektorët e veçantë, për të diskutuar problemet kryesore dhe për të dalë me një plan për 4 vitet e ardhshme, të cilin ta nënshkruajmë. Kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme. Nuk është e mundur që një qeveri e pakicës ta bëjë ndryshimin që premtuam, shtoi Vasilev.
Për sa i përket rritjes së inflacionit, politikani komentoi se Bullgaria nuk ka se si të përballet shpejt me problemin, sepse monedha bullgare levë është e lidhur me euron dhe pasi inflacioni në eurozonë është 5%, nuk ka asnjë mënyrë që inflacioni në Bullgari të ai të jetë i ndryshëm.Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..