Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të ketë një debat presidencial tri ditë para balotazhit

Prof.Anastas Gerxhikov dhe Rumen Radev
Foto: BGNES

Debati i vetëm mes kandidatëve për president Rumen Radev dhe Prof.Anastas Gerxhikov do të jetë në BNT më 18 nëntor në orën më të shikuar nga ora 20.00, njoftoi televizioni publik.

Natën pas raundit të parë të zgjedhjeve, Rumen Radev komentoi se nuk mund të merrte pjesë në debate me kandidatët e tjerë për kryetar të shtetit, ndonëse u thirr vazhdimisht, për shkak se ata ishin 22. Por në balotazh, ai premtoi se do të përballet me një duel verbal me pretenduesin tjetër.

Më parë, konkurruesi i tij në balotazh, profesori Anastas Gerxhikov, tha se propozimi i komitetit të tij iniciator ishte që debati të transmetohej në tri televizionet kombëtare, por u refuzua.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD

Bullgaria ka pavijonin e saj në forumin botëror "Turizëm Ekspo Japoni"

Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..

botuar më 24-09-26 4.31.MD