Takimet e formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” me BSP-në, “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike” u zhvilluan në frymë konstruktive, bëri të ditur për BNR Daniel Lorer nga partia fituese e zgjedhjeve parlamentare. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se është e rëndësishme që vendi të ketë një qeveri të rregullt. Synimi është që në fund të negociatave të kemi një program të qartë. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme në formatin e ekspertëve dhe duhet të mbarojnë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të koalicionit. Në bisedime e kryesuara nga Kirill Petkov dhe Asen Vasilev morën pjesë liderët e tri formacioneve të ftuara, Kornelija Ninova, Sllavi Trifonov dhe Hristo Ivanov.
Në Bruksel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar ndërtimin e korridorit hekurudhor nr.8, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Çështjet e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit ...
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Më shumë vranësira do të ketë në veri-lindje, ndërsa në mesditë edhe në Bullgarinë Qendrore, e cila do të zvogëlohet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore..
Sipas Raporteve Konvergjente të këtij viti, vendi ynë përmbush tre nga katër kriteret për anëtarësim në Eurozonë. Këto janë kriteret për stabilitetin e financave publike (bilanci buxhetor dhe borxhi i qeverisë), për kursin e këmbimit dhe për normën..
Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë,..
Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së..
Disa nga kompanitë më të mëdha bullgare me mbi 1000 punonjës kanë marrë ftesa për takime në drejtoritë e policisë në vend. Pronarët dhe drejtorët..