Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia bullgare në sfondin e inflacionit, koronavirusit, zgjedhjeve dhe pritjeve për rritje

Këto ditë u publikuan prognoza ekonomike e vjeshtës e Komisionit Evropian dhe korniza afatmesme makroekonomike trevjeçare e Ministrisë së Financave të Bullgarisë. Në Bruksel presin që vendi ynë të shënojë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3.8% këtë vit dhe një përshpejtim deri në 4.1% vitin e ardhshëm. Financierët bullgarë janë pak më optimistë dhe parashikojnë se në vitin 2021 rritja reale e PBB-së do të arrijë 4%, dhe në 2022 - 4.9%.

Në të dy dokumentet, rritja pritet të gjenerohet nga investimet publike dhe private, ndërsa shpresat kanë të bëjnë kryesisht me fondet e BE-së në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Parashikimi është i mirë në sfondin e rënies ekonomike të regjistruar vitin e kaluar, por do të ishte një arritje relativisht modeste krahasuar me ritmet shumë më të shpejta të rritjes ekonomike të një numri vendesh të BE-së, të cilat arrijnë 6-8% rritje të PBB-së në vit.

Këtë vit, pas disa vitesh amulli të çmimeve, inflacioni do të arrijë 3.8%, sipas Ministrisë së Financave. Analistët evropianë parashikojnë nivele më modeste të shtrenjtimit të jetesës në Bullgari, me pritjen që viti të mbyllet me 2,4%, me një parashikim për vitin e ardhshëm prej 2,9% - sërish për shkak të energjisë së shtrenjtë dhe efekteve dytësore të kësaj. Këto parashikime duken paksa të çuditshme në sfondin e faktit se inflacioni vjetor për muajin tetor është 6%, dhe 80% e kompanive bullgare janë të shqetësuara për çmimet e energjisë dhe të lëndëve të para vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi evropian.

Rritja e çmimeve të mallrave ka dy aspekte - pozitive dhe negative. Së pari, nga këndvështrimi i konsumatorit, kjo do të thotë një rënie të fuqisë blerëse të tyre, e cila është një nga më të ulëtat në Evropë. Megjithatë, tani për tani, sipas ekspertëve të Institutit për Ekonominë e Tregut, rritja e çmimeve mbetet prapa, në krahasim me rritjen e pagave /paga mesatare mujore bruto në vend është 1543 leva, ose 789 euro/ dhe, në fund të fundit, fuqia blerëse e konsumatorëve bullgarë po vazhdon të rritet lehtë.

Aspekti i dytë i inflacionit është se rritja e çmimeve të mallrave çon në rritje të të ardhurave nga TVSH-ja për thesarin e shtetit. Kjo është e mirë për financat publike, sepse në kushtet e krizës së Covid-it shteti është detyruar të investojë gjithnjë e më shumë para në masat kundër epidemisë, në sistemin shëndetësor dhe në mbështetje të sektorëve më të prekur të ekonomisë. Edhe pse Bullgaria është ndër shtete e fundit në Evropë për nga përqindja e të vaksinuarve dhe ndër të parat për nga numri i vdekjeve si pasojë e pandemisë, shpenzimet për shkak të luftimit të koronavirusit rëndojnë mbi financat publike. Nuk është rastësi që shteti gjithnjë e më shpesh përdor kredi të brendshme për të kompensuar mungesën e mjeteve. Vetëm të hënën u emetuan obligacione të reja shtetërore për 500 milionë leva (mbi 250 milionë euro) dhe kështu borxhi i ri i akumuluar gjatë vitit arriti në 3.3 miliardë leva (mbi 1.7 miliardë euro).

Ekonomia bullgare përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë paqëndrueshmërinë politike gjatë gjashtë muajve të fundit. E gjithë kjo nuk mund të mos ndikojë në klimën e biznesit në vend. Tani për tani ekonomia jonë po përballet me problemet, në pritje të një sigurie dhe parashikueshmërie më të madhe.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD