73 shkencëtarë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Akademia Bullgare e Shkencave dhe universitete të tjera bullgare hynë në renditjen e shkencëtarëve më të mirë të Universitetit Stanford për vitin 2021.
Studiuesit bullgarë nga fusha të ndryshme zënë vend në renditje në konkurrencë me miliona kolegë të tyre nga e gjithë bota.
Në mesin e tyre është Akad. Nikollaj Denkov nga Fakulteti i Kimisë dhe Farmacisë, Ministër në detyrë i Arsimit dhe Shkencës.
Në renditjen e Universitetit Stanford vitin e kaluar kishte 50 shkencëtarë bullgarë.
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..