Lutieri i ri bullgar Georgi Nikollov, i cili jeton dhe punon në Cremona të Italisë - "Meka" е mjeshtërve të instrumenteve me tela, fitoi dy konkurse në Itali në nëntor. Violina e tij fitoi çmimin e parë në kategorinë "Profesionistët" në konkursin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Lutierëve Italianë, ndërsa violat e tij u vlerësuan së fundmi në edicionin e parë të konkursit "Marino Capicchioni".
Vëllai i tij Nikolla Nikollov gjithashtu solli çmime për Bullgarinë nga të njëjtat dy gara. Të dy janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve Plastike dhe Dizajnit "Akademik Deçko Uzunov" në Kazanllëk, ku babai i tyre ishte mësues deri vonë."Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të..