Ambasadori bullgar në Ukrainë Kostadin Koxhabashev u thirr në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për shkak të një pohimi të Presidenti Rumen Radev për Gadishullin e Krimesë gjatë debatit parazgjedhor me Anastas Gerxhikovin. I pyetur nga Gerxhikovi se kujt i përket Krimea, Radev tha: "Krimea është ruse". Sipas palës ukrainase deklarata e Radevit është e pasaktë dhe e papranueshme. "Ajo është në kontrast të plotë me qëndrimin zyrtar të Sofjes në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës," thuhet në deklaratë. Autoritetet në Kiev presin që Presidenti bullgar të tërheqë fjalët e tij.
Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano kujtoi se nga pikëpamja e BE-së dhe 27 vendeve anëtare të saj, Krimea është territor ukrainas.Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Ditën para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë..
Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja është paraqitja e saj në tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”, duke mbështetur ekipin e saj..
Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..