Ambasadori bullgar në Ukrainë Kostadin Koxhabashev u thirr në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për shkak të një pohimi të Presidenti Rumen Radev për Gadishullin e Krimesë gjatë debatit parazgjedhor me Anastas Gerxhikovin. I pyetur nga Gerxhikovi se kujt i përket Krimea, Radev tha: "Krimea është ruse". Sipas palës ukrainase deklarata e Radevit është e pasaktë dhe e papranueshme. "Ajo është në kontrast të plotë me qëndrimin zyrtar të Sofjes në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës," thuhet në deklaratë. Autoritetet në Kiev presin që Presidenti bullgar të tërheqë fjalët e tij.
Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano kujtoi se nga pikëpamja e BE-së dhe 27 vendeve anëtare të saj, Krimea është territor ukrainas.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..