Më 18 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror i skive 2021/2022 në vendpushimin Bansko në malin Pirin. Nga pushimorja u kujtojnë mysafirëve se sivjet qendra e skijimit do të punojë me masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së pandemisë.
Të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore mund të blejnë edhe bileta sezonale për teleferiqet me çmime më të ulëta, të cilat do të jenë të vlefshme vetëm nga data 22.11.2021 deri më 18.12.2021.
Bansko - një nga vendpushimet më të mëdha dimërore në Bullgari, ndodhet 925 metra mbi nivelin e detit. Me bazën e vet të rregulluar mirë ai tërheq turistë të shumtë bullgarë dhe të huaj.Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..
Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..