Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari po zhvillohet normalisht, pa incidente, njoftoi në orën 15:00 MPB-ja. Rreth 16 000 oficerë po marrin pjesë në ruajtjen e rendit publik.
Nga data 14 tetor e deri më sot janë marrë gjithsej 1191 sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe shumica e sinjaleve kanë të bëjnë me blerje votash në favor të partive politike dhe koalicioneve, njoftoi reporteri Nikollaj Hristov.
KQZ njoftoi se sot ka marrë një sinjal për agjitacion paraelektoral edhe nga ish-kryeministri Bojko Borisov, por KQZ e ka hedhur poshtë.
Deri në orën 16.00, 33 nga gjithsej 11 716 makina votimi brenda dhe jashtë vendit kanë ndaluar së funksionuari. Votimi atje ka vazhduar me fletëvotime.
Ka sinjale dhe sanksione për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve para përfundimit të ditës së zgjedhjeve në një sërë publikimesh online, njoftoi reporterja Maria Kostova.Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus,..