Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i ri i vjetër – Rumen Radev

Foto: BGNES

Rumen Radev fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe do të mbetet në detyrë për akoma pesë vjet. Ai është Kreu i dytë i Shtetit, pas Georgi Përvanov (2002-2012), që fiton besimin e bullgarëve për të dytin mandat radhazi.

Arsyeja dhe atdhedashuria fituan kundër apatisë dhe gënjeshtrës” – me këto fjalë iu drejtua popullit bullgar Rumen Radev pas rizgjedhjes së tij President. “Përfundoi një muaj politik i paprecedentë, gjatë të cilit u zhvilluan dy lloje zgjedhjesh – parlamentare dhe presidenciale. Ato nxorën në pah qartë dëshirën e popullit tonë për ndryshim, për fitoren kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, për largimin e mafias nga pushteti. Pritjet se qytetarët do të lodhen nga zgjedhjet dhe do të preferojnë të kthehet e vjetra e njohur nuk u realizuan”.

Kreu i sapozgjedhur i Shtetit vuri në dukje se Legjislatura e 47-të e Kuvendit Popullor nuk ka të drejtë të bëjë gabime, sepse njerëzit nuk do të falin nëse partitë shkojnë kundër vullnetit të popullit. Sipas Radevit, shoqëria jonë do që të shohë një mazhorancë të qartë politike që do të ndërmarrë reforma të menjëhershme në drejtësi, nuk do të lejojë krizë social-ekonomike gjatë muajve të dimrit dhe do të marrë vendime që janë shtyrë gjatë viteve. “Lufta kundër pandemisë mbetet prioritet”, tha ai.

“Ka shumë përpjekje serioze përpara nesh, por Bullgaria po del nga amullia dhe autokracia në rrugën e zhvillimit, lirisë dhe modernizimit. Unë jam optimist!”, përfundoi Presidenti i ri i vjetër.

Rumen Radev, 58 vjeç, u diplomua në Shkollën e Lartë të Forcave Ajrore “Georgi Benkovski” në qytetin Dollna Mitropolia, Bullgaria Veriore, në vitin 1987, dhe ishte ndër studentët më të mirë. Më vonë ai zhvilloi aftësitë e tij në Akademinë Ushtarake “Georgi Stojkov Rakovski” dhe në disa shkolla amerikane.

Si pilot ushtarak, Rumen Radev arriti gradën Gjeneral Major. Për disa vite ai drejtoi Forcat Ajrore të vendit tonë. Në verën e vitit 2016, me kërkesë të tij, ai u lirua nga shërbimi ushtarak dhe menjëherë pas kësaj Partia Socialiste Bullgare /BSP/ e propozoi për President.

Pasi e mori detyrën më 22 janar 2017, Kreu i ri i Shtetit u përball me “stuhinë” e tij të parë politike, të shkaktuar nga dorëheqja e qeverisë së dytë të Bojko Borisov, kandidatja e partisë së të cilit Ceca Caçeva humbi zgjedhjet presidenciale. Rumen Radev emëroi një qeveri të përkohshme, të kryesuar nga Prof. Ognjan Gerxhikov – profesor në universitet dhe ish-Kryetar i Parlamentit. Një nga detyrat e tij ishte nxjerrja në dritë e shkeljeve të pushtetit të kaluar, të cilat nuk arritën deri në gjykatë. Ndërkohë, Rumen Radev në fjalimin e tij të parë para deputetëve bëri thirrje për reforma në drejtësi dhe i provokuar nga GERB-i, iu drejtua ish pushtetarëve me fjalët:

“Kredoja ime është pak fjalë, por veprime efektive. Keni akoma një javë.”

Ka akoma momente kyçe nga mandati i parë presidencial pesëvjeçar i Rumen Radev.

Në vitin 2019 Radev ia ktheu Këshillit të Lartë Gjyqësor propozimin që Ivan Geshev të emërohet Kryeprokuror, me argumentin se nuk ka kandidat alternativ dhe zgjedhjet duken të paracaktuara. Vendimi i Presidentit përkoi me protestat kundër Kryeprokurorit për shkak të fjalëve të tij se ai nuk e përkrah parimin e ndarjes së pushteteve. Megjithatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor rivotoi kandidaturën e Ivan Geshevit dhe Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e tij.

Disa muaj më vonë Kryeprokurori i ri dërgoi nëpunës të armatosur nga Byroja për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e cila në atë kohë ishte nën drejtimin e tij, për ta kontrolluar Presidencën, duke arrestuar dy këshilltarë të Kreut të Shtetit. Këto veprime u bënë një nga katalizatorët e protestave antiqeveritare në vitin 2020. Në fillim të tyre Presidenti Rumen Radev doli para qytetarëve të pakënaqur të mbledhur para Presidencës dhe me grusht të ngritur shqiptoi fjalët e tij emblematike: “Kriminelët jashtë! "

Rumen Radev e përfundoi mandatin e tij të parë ashtu siç e filloi - me emërimin e një qeverie teknike. Dy qeveritë e përkohshme të Sekretarit të Presidentit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Stefan Janev, tashmë gjysmë vit përballen me një sërë krizash. Prioriteti i deklaruar është sërish luftimi i veprimeve jomorale të qeverisë së mëparshme dhe çmontimi i modelit të korrupsionit në vend. Dy ish-ministra nga qeveria e përkohshme - Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, partia e re e të cilëve fitoi zgjedhjet, kanë qëllimin ambicioz për ta vazhduar ndryshimin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD