Dita e katërt e zgjedhjeve për vitin 2021 regjistroi pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve në vend – pak mbi 30 për qind (30.3%). Sipas Rumen Radev, i cili sipas të dhënave të pakonfirmuara fiton votën presidenciale në raundin e dytë, motivimi i ulët i votuesve i detyrohet lodhjes: “Populli është i lodhur nga zgjedhjet, nga pandemia, është i lodhur nga manipulimet dhe skandalet. Dhe mbi të gjitha, fitorja jonë dërrmuese në raundin e parë qetësoi shumë njerëz.”
Mirëpo, sipas analizatorëve shkaqet janë më të ndryshme. Bullgarët kanë pushuar së besuari se ka kuptim të votosh, tha në një intervistë për BNR specialisti i reklamës Radosllav Bimballov. Sipas tij, "pasiviteti elektoral tregon refuzimin e mundësisë nga ana e votuesve për të shprehur pikëpamjet e tyre për proceset që ndodhin në nivelet e larta të shtetit dhe ky është një përfundim i frikshëm ".
Në çdo zgjedhje të radhës, ne regjistrojmë antirekord të aktivitetit dhe një situatë e tillë e kushtëzon legjitimitetin e pushtetit në vend, vënë në dukje vëzhguesit. Arsyet për këtë janë shumë - nga mungesa e një basti serioz në balotazh e gjer tek mungesa e besimit të votuesve ndaj politikanëve të vendit.
Sipas psikologes Mihajlina Abrasheva, ky është një problem serioz, pasi “kushdo që të drejtojë shtetin nuk do të ketë vetëbesimin e mbështetjes së fortë të shoqërisë. Edhe përgjegjësia, edhe ndjenja e rëndësisë, edhe vetëvlerësimi dhe vlerësimi i të tjerëve - e gjithë kjo nënvlerësohet kur pjesëmarrja është e ulët. Kur një burrë shteti mbështetet te pozita të ulëta, i kalon lehtësisht kufijtë, qoftë edhe personale, mund të arrijë lehtësisht sundimin autoritar, mund të bëhet lehtësisht i pakontrollueshëm”. Sipas fjalëve të saj mërzia, jo lodhja e votuesve, është arsyeja e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e sotme.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..
Mes natyrës së egër të Rodopeve Lindore, në rajonin e qytetit të Kërxhalit, shtrihet Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”. Ky është një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në këtë pjesë të Bullgarisë. Së bashku me tufat e mëdha të muflonëve, këtu..
Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..