Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Infermieret protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë

Foto: Anelia Xhambazka

Infermiere nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën për të protestuar në kryeqytet në mbështetje të koleges së tyre të pushuar nga puna nga spitali “Shën Sofja". Ndër protestuesit ishte edhe infermierja e pushuar nga puna Veselina Gançeva, anëtare e Unionit të Specialistëve Mjekësorë Bullgarë.

Sipas Veselina Gançevës, shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur për shkak të sinjalizimit të dorëzuar nga ajo në Inspektoratin e Punës për paga të papaguara të personave që kanë punuar mbi 200 orë jashtë orarit në terapi intensive. Pritet që nesër protestuesit të takohen me Ministrin e Shëndetësisë Stojço Kacarov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD

Një kontingjent nga forcat e armatosura bullgare filloi pjesëmarrje në operacionin e KFOR-it në Kosovë

Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm..

botuar më 24-10-02 4.29.MD

Hapim rreth 720 seksione për zgjedhjet jashtë vendit

Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë..

botuar më 24-10-02 3.45.MD