Një udhërrëfyes me afate të cilat të tregojnë progresin në fushën e reformës në drejtësi do të jetë pjesë e programit të përgjithshëm të qeverisjes së një kabineti eventual me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin" në koalicion me BSP, "Ka një popull të tillë" dhe " Bullgaria Demokratike" në sferën “Drejtësia”. Përfaqësuesit e katër formacioneve diskutuan masat lidhur me reformën në Prokurori, Këshillin e Lartë Gjyqësor, drejtësinë e specializuar, Komisionin Kundër Korrupsionit dhe organet rregulluese. Ndër masat rreth të cilave u bashkuan formacionet është ndërprerja e mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi reporterja Sillvija Velikova.
Në negociatat për marrëveshjen e koalicionit në sektorin e transportit, pjesëmarrësit u fokusuan në sigurinë rrugore dhe kërkuan një ligj të ri për trafikun rrugor, modernizim të përshpejtuar të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe zhvillim më aktiv të transportit ujor.
Nesër do të diskutohen temat: shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe qeverisja elektronike.Të premten do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re shiu dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive - të konsiderueshme në Rrafshinën e Danubit, në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në..
Më shpesh, punëtorët e huaj në Bullgari punojnë në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe transportit. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Atanas Kacarçev, kryeekonomist i Sindikatës “Podkrepa”. Sipas tij, për shkak të mungesës së personelit..
Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, është për vizitë në Vatikan dhe Romë më 22 dhe 23 maj 2025. Gjatë vizitës, që tradicionalisht mbahet në prag të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi,..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës..