Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të krishterëve para perandorit dhe ai urdhëroi burgosjen e saj. Atje, Katerina arriti të bindë të gjithë njerëzit që e vizituan për ta pranuar fenë e krishterë, prandaj u dënua me vdekje. Vajza 18 vjeçe duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë kokën e Katerinës. Edhe deri më sot rrota me thumba mbetet simboli kryesor në imazhet e shenjtores.
Sipas traditës bullgare, Shën Katerina nderohet si mbrojtëse e nënave. Në disa vise të vendit tonë besohet se ajo i mbron fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht nga fruthi. Më shumë hollësi për besimet e lidhura me Shën Katerina në trojet tona mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës”.Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të..
Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..