Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga radio-rrjeti evropian "Euranet Plus"

Transformimi digjital dhe mësimi gjatë gjithë jetës – pikët e kryqëzimit në Evropë

Foto: epale.ec.europa.eu

Teknologjitë digjitale dhe digjitalizimi tashmë kanë ndryshuar një pjesë të konsiderueshme të mënyrës sonë të jetesës dhe punës dhe kërkojnë që ne të përvetësojmë vazhdimisht njohuri dhe aftësi të reja, të rikualifikohemi dhe të përmirësojmë veten. Kjo është arsyeja se pse koncepti evropian i “mësimit gjatë gjithë jetës” po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Sigurimi i aksesit tek arsimi për të gjithë qytetarët në të gjitha fazat e jetës së tyre ka qenë gjithmonë një prioritet i BE-së. Dhe hapësira digjitale ofron një gamë të gjerë mundësish. Para pak kohe, rrjeti pan-evropian i qendrave të kompetencës digjitale All Digital publikoi një version të rinovuar të Manifestit për Avancimin e Kompetencave Digjitale në Evropë, i cili rekomandon të theksohen pesë fushat kryesore në lëmin e arsimit - më shumë propozime, akses më i mirë, cilësi më e lartë, kompetenca digjitale dhe qëndrueshmëri.

Por si një njeri i moshuar do të mësojë të përdorë bankingun në internet, për shembull? Ka shumë të ngjarë që ai të ketë nevojë për ndihmë nga dikush tjetër, ose të paktën për udhëzime me shkrim. Indeksi i përhapjes digjitale në ekonomi dhe shoqëri, DESI, i përdorur për krijimin e "Busullës Digjitale deri në vitin 2030" të Evropës tregon se katër nga dhjetë të rritur, si dhe një nga tre evropianë që punojnë, nuk kanë aftësi bazë digjitale. Komisioni Evropian synon që 70% e evropianëve të moshuar të kenë fituar aftësi bazë digjitale deri në vitin 2025.

Kjo nuk mund të ndodhë pa ndryshime në sistemin arsimor. Divina Frau-Maigs, profesoreshë e sociologjisë së mediave dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit në Sorbonne, është e bindur për këtë. Ajo është gjithashtu një specialiste e kërkuar nga organizata si UNESCO, Këshilli i Evropës, KE.

Divina Frau-Maigs

“Në shekullin e njëzetë kishte një bum në arsim, shumë njerëz donin të studionin. Një nga gjërat që harrojmë është se sot kemi një ndryshim të shpejtë sepse mësojmë gjatë gjithë jetës. Dhe tashmë nuk ka rëndësi vetëm ajo që mësojmë në shkollë, por edhe mënyra se si ne si të rritur vazhdojmë të mësojmë dhe e përdorim atë që kemi mësuar në jetë. Në të ardhmen, ata që do të mbeten prapa do të jenë ata që nuk mund të përshtaten me mjedisin digjital.”

Një pikënisje e dobishme për arritjen e suksesit në rrugën e transformimit digjital janë burimet e ndryshme arsimore të krijuara me ndihmën e Komisionit Evropian. Një prej tyre është platforma elektronike shumëgjuhëshe për mësimin e të rriturve EPALE (Electronic Platform for Adult Learning in Europe). Ajo ofron përmbajtje edukative, seminare, mundësi për punë në rrjete dhe ofron mundësi për anëtarësim të profesionistëve të arsimit të të rriturve. EPALE i lejon ata të lidhen me njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Në një diskutim të organizuar para pak kohe në të njëjtën platformë interneti, Divina Frau-Maigs theksoi sfidat me të cilat do të përballen institucionet arsimore në të ardhmen.

“Çdo media sociale dhe platformë interneti na ofron mundësi më të mëdha për ndërveprim, për shkëmbim idesh dhe opinionesh. Në këtë mënyrë, rrjetet sociale hyjnë në konkurrencë me shkollën tradicionale. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjitha shkollat ​​dhe qendrat e mësimit të të rriturve të fillojnë ta perceptojnë veten si platforma online dhe ta konsiderojnë këtë si një avantazh të tyre, që të jemi të sigurt se vlerat që kemi zhvilluar në shekullin e njëzetë do të vazhdojnë të kenë rëndësi. Të gjitha ato – aksesi në arsim, liria e fjalës dhe aktiviteti i qytetarëve – po shndërrohen në vlera digjitale. Dhe është e rëndësishme për ne që universitetet, shkollat ​​dhe qendrat arsimore të hyjnë më shpejt në botën digjitale.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD