Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.
7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.
Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.
Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e..
Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..
Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..