Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.
7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.
Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.
Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..
Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë..