Sipas Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut (FRA) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë /OBSH/, një në tre gra është viktimë e dhunës dhe që nga fillimi i masave kundër epidemisë dhe izolimit, situata është përkeqësuar në shumë shtëpi. Organizatat që menaxhojnë linjat telefonike për viktimat e dhunës raportojnë një rritje të sinjaleve me rreth 30%, dhe sipas Prokurorisë së Bullgarisë, në vendin tonë ka një rritje të trefishtë të rasteve të dhunës në familje në vitin 2021.
Dhuna në familje është një pandemi e fshehur që ka pushtuar prej kohësh shumë shtëpi në Bullgari dhe është e ndryshme nga ajo e shkaktuar nga koronavirusi, paralajmërojnë ekspertët. Rastet e grave dhe fëmijëve të lënduar që aktualisht kërkojnë mbështetje janë shumë më të rënda dhe kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje të menjëhershme. Në këtë drejtim, Fondi Bullgar i Grave ka nisur një fushatë bamirësie "Linja e parë e padukshme" në mbështetje të qendrave të krizës dhe këshillimit në Bullgari, të cilat janë në krye të luftës kundër dhunës në familje. Ato janë vetëm 17 për të gjithë vendin dhe shërbimet që ofrojnë janë sistematikisht të pafinancuara.
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..