SDS të largohet nga koalicioni me GERB dhe udhëheqja e të japë dorëheqjen. Këtë propozim e paraqiti Donço Zllatev, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Kombëtar të SDS-së. Sipas tij, fakti që partia do të ketë vetëm një përfaqësues në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, flet për disproporcion në përfaqësimin e SDS-së në koalicion me GERB-in. Ai kujtoi gjithashtu se kauza e SDS-së është mbrojtja e popullit të djathtë dhe liridashës në Bullgari. Sipas Zllatevit, pritet një Këshill Kombëtar i SDS-së, në të cilin do të diskutohet propozimi i tij.
Bashkimi u krijua më 7 dhjetor 1989, si një koalicion i një grupi organizatash joqeveritare dhe partive të vjetra të rivendosura, qëllimi i të cilave ishte përmbysja e sistemit totalitar komunist dhe vendosja e demokracisë në Bullgari.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..