Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Musicology Live“ na takon me disa nga muzikantët më të mirë bullgarë

Studioja numër një e Radios Kombëtare Bullgare është skenë për një transmetim të ri multimedial të DJ Marten Roberto dhe programit "Radio Sofja" të medias kombëtare

Musicology Live

Musicology Live është rruga e re e muzikës bullgare pop, soul, rock, funk, R&B. Në të na udhëheqin DJ Marten Roberto dhe shtesa unike në transmetimin e tij të së shtunës Muzikologjia në "Radio Sofja" në BNR. Premtimi është për një takim butik me artistët e talentuar bullgarë, të cilët përcaktojnë ritmin e vërtetë të kësaj pjese të muzikës sonë bashkëkohore.

DJ Marten Roberto

“Si një fans i jashtëzakonshëm i artit, muzikës dhe në veçanti i skenës muzikore bullgare, pata dëshirën e madhe të realizoj një projekt, në të cilin të prezantoj artistë bullgarë në bazë të “një mënyre time”- sqaron Marten. Dhe kështu, pas një mendimi më serioz dhe një përkrahje të madhe të kolegëve nga Radioja Kombëtare, arritëm të përfitojmë nga studioja unike numër një, e cila ka strehuar legjenda të mëdha të muzikës gjatë viteve. Kjo për mua është një nder i vërtetë. Musicology Live përbën koncerte butikë, akustike, pak më intime. Vetë vendosja, sipas mendimin tim, është zbukuruar në një mënyrë të ngjashme. E gjithë studioja është e spastruar, e thjeshtuar,  e errët, ne kemi ndriçim spot  vetëm ne mes ku kemi vendosur artistet dhe gjithçka tingëllon shume bukur, elegante, jashtëzakonisht e vlefshme, gjë qe mendoj se shkon shume në përzgjedhjen e muzikantëve që do të marrin pjese ne këto koncerte live.”

Lidhja me koncertet e njohura të "Unplugged" të MTV-së vite më parë është e menjëhershme, por në asnjë mënyrë e kërkuar apo drejtuese. “Dëshira jonë është që t’u japim skenë dhe të përkrahim muzikantët bashkëkohor bullgarë", sqaron Marten Roberto. Ai është kategorik se, sot në Bullgari ka artistë, të cilët bëjnë muzikë, krejtësisht të denjë për skenën botërore dhe pikërisht ata do të jenë një pjesë nga projekti i ri. Ambicia e tij është që të paktën njëherë në muaj të ketë një episod të Musicology Live, me një kohëzgjatje midis 20 dhe 30 minuta. Ideja bazë e koncerteve është që ato të shikohen në kanalin e Musicology Live në YouTube dhe të dëgjohen njëkohësisht në eterin e Radios Kombëtare Bullgare - Radio Sofja  në programin radiofonik me të njëjtin emër. Kurse fillimi ishte dhënë me një fines më 20 nëntor nga këngëtarja e re Elena Sirakova. “Një damë tepër elegante dhe fine e cila bëri përshtypje akoma që përpara disa vjetëve”, thotë për të Marten.

Elena Sirakova “Kaq i ftohtë”

“Për mua ajo u bë mjaft interesante përpara 2 vjetëve me këngën e saj “Kaq i ftohtë”. Kurse përpara më pak se një viti u paraqit ER-ja fenomenale për mua “Galektika” e prodhuar nga një prej producentëve dhe muzikantëve më të talentuar të muzikës për momentin në skenën bullgare – Bozhidar Vasilev-Trombobby, të cilin,  ju them që tani, do të mund ta shikoni në një formacion ekskluziv , pa thënë se kush është ai, në pjesën e dytë të Musicology Live”.

Përgjegjës për përzgjedhjen  e muzikantëve në Musicology Live është vetë Marten Roberto, kurse kriteri i vetëm – një muzikë jashtëzakonisht cilësore dhe me vlerë. “Sepse muzika është mënyra, në bazë të së cilës tingëllojnë ndjenjat tona dhe duam t’u japim dëgjuesve tanë emocione jashtëzakonisht të bukura dhe të vlefshme për ta me këtë që po bëjmë në formatin  Musicology Live”, thotë ai.

Koncertin e Elena Sirakovës për Musicology Live mund ta shikoni këtu.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD