Autostrada “Struma” është bllokuar pas reshjeve të borës. Rruga për në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Gjueshevos është e hapur. Gati 100 maune të bllokuarь bllokuan përkohësisht autostradën Hemus në drejtim të Sofjes. Rruga për në Varna mbeti e hapur.
Situata rrugore në Sofje është e komplikuar. Rrugët për në Vitosha janë të mbyllura për veturat pa zinxhirë dhe për transportin publik për shkak të borës nga 30 deri në 40 cm.
Trafiku përmes qafës së malit Trojan është i kufizuar për kamionë mbi 12 tonë. Kalimet e Republikës, Shipka dhe Petrohanр janë të pastruara dhe të kalueshme në kushte dimërore.
Në Smoljan mbulesa më e madhe e borës është në rajonin e Dospatit - 7-8 cm. Më pak borë ka në qafat Rozhen, Pamporovo dhe Prevala. Po pastrohen të gjitha rrugët.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..