Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petko Stajnov – një krijues i dhuruar me intuitë dhe largpamësi profesionale

Shënojmë përvjetorin e 125 të lindjes së autorit të “Valleve Trake”

Shtëpia “Petko Stajnov”, në qytetin Kazanllëk
Foto: facebook/staynovfoundation

Një nga kompozitorët më të shquar bullgarë, aktivist i palodhur shoqëror, drejtues i institucioneve muzikore dhe kulturore, Akad. Petko Stajnov mbetet në historinë tonë si kompozitor i veprave thellësisht bullgare në tingëllimin e tyre melodik dhe metroritmik. “Vallet Trake” – vepra e parë, të cilën ai kompozoi në qytetin e lindjes Kazanllëk, pasi u diplomua në Konservatorin e Drezdenit, edhe sot e kësaj dite është ndër simbolet muzikore kombëtare. Stajnov është autor i baladave të para korale në muzikën tonë profesionale, të këngëve ikonike korale, të suitave simfonike, poemave etj. 

Vallja “Rëçenica” nga “Vallet trake”

Që kur ishte 11 vjeç ai e humbi shqisën e të parit dhe u përcjell në Institutin e të Verbërve në Sofje, ku mësonte muzikë. Vazhdoi në Gjermani, dhe pasi u kthye në atdhe jepte koncerte, kompozonte, përfshihej aktivisht në jetën muzikore.

Më 1 dhjetor mbushen 125 vjet nga lindja e tij, përvjetor ky i cili u shënua me koncerte, kremtime dhe një konferencë shkencore zhvilluar online dhe orientuar kryesisht te arti interpretues – si tingëllon muzika e Stajnovit në kohën tonë, vendi i saj në repertorin e formacioneve të njohura, në programin e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare. U prezantua veprimtaria e tërësishme e fondacionit “Petko Gruev

Stajnov” mësuam nga organizatorja e konferencës Dr. e arteve Elisaveta Vëllçinova-Çendova.

Elisaveta Vëllçinova-Çendova

“Petko Stajnov i përket këtij brezi kompozitorësh, të cilën jo rastësisht sot i përkufizojmë si klasikë – ata formojnë stilin kombëtar muzikor bullgar – tregon Prof. Çendova. – Vepra e Stajnovit është thelbësore për sa i përket krijimtarisë prej kompozitori në vendin tonë, ai ishte kryetari i parë i Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” themeluar në vitin 1933. Në vitin 1941 ai u zgjodh akademik dhe me iniciativë të tij u krijua Instituti i Muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Si drejtori i tij i parë, Stajnov caktoi dy drejtime të rëndësishme - studimin e së kaluarës sonë dhe ruajtjen e folklorit bullgar. Stajnov ishte edhe drejtori i parë i Operës Kombëtare, nën drejtimin e së cilës atëherë ishte edhe Filarmonia e Sofjes.”

Suita simfonike “Përrallë”

Prof. Çendova thekson gjithashtu rolin e madhe të Fondacionit “Petko Gruev Stajnov”, krijuar nga trashëgimtarët e kompozitorit, si dhe punën e specialistëve të tërhequr në këtë organizatë:

“Falë veprimtarisë aktive të fondacionit dhe ekipit të tij, pjesë prej të cilit jam edhe unë, kemi një arkiv elektronik – tekste muzikore të digjitalizuara, përshkrim të plotë të krijimtarisë së tij etj. Duhet të theksoj, se puna me këtë arkiv është më e ndërlikuar, sepse kompozitori shfrytëzonte alfabetin Braj. Ishin të shtypur nota, artikuj, dokumente të ndryshme të  bazuara në burimet e reja të zbuluara. Ndër to është përmbledhja e madhe ”Petko Stajnov në kujtesën e kohës”, në të cilën janë të gjitha publikimet për të.”

Bredhi luhat

Puna e thelluar me arkivin e Petko Stajnov, e mbledhur me shënime dhe fjalë, nënkupton edhe një prekje të virtyteve njerëzore, të cilat, pavarësisht vështirësive, e kanë formuar këtë krijues të shquar.

“Erdha në Institut disa muaj pasi Akad. Stajnov kishte vdekur – kujton Porf. Çendova. – Ndoshta pata shansin më të çmueshëm – të isha në mesin e njerëzve të cilët punuan me të. Isha dëshmitare e admirimit dhe respektit që ndjenin për të, më treguan sesa e pagabueshëm e ndjente gënjeshtrën, si i mbështeste kolegët dhe u zgjaste atyre dorë. Ai arriti ta bëjë diçka shumë të vështirë – të kapërcejë dhe të transformojë mungesën e të parit, por kjo mund ta bëjë vetëm një njeri tepër inteligjent dhe aq të talentuar sa ishte ai.”

Valle

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD