Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të Presidentit Rumen Radev në Strasburg

| rinovuar më 21-12-02 6.30.MD
Foto: president.bg

Presidentët e Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Rumen Radev dhe Frank-Walter Steinmeier, biseduan në Strasburg për sigurinë përgjatë kufijve të BE-së dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Radev shprehu shpresë për dialog aktiv me Shkupin. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të tregojë pjekuri evropiane dhe respekt për vlerat e BE-së. Nevojiten veprime konkrete për t'i dhënë fund gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë në tekstet historike maqedonase, institucionet shtetërore dhe shkencore dhe në media, për të ndaluar falsifikimin e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare dhe veçanërisht për të respektuar të drejtat e qytetarëve maqedonas që shprehin hapur identitetin e tyre bullgar.

Më vonë Presidenti Rumen Radev shqyrtoi temën e Maqedonisë së Veriut edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron. Kreu i Shtetit bullgar përsëri ripohoi pozitën se duhen rezultate konkrete dhe të pakthyeshme nga dialogu me Maqedoninë e Veriut, të cilat të garantojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Radev theksoi gjithashtu se Bullgaria i ka përmbushur kriteret teknike për anëtarësimin në Shengen që në vitin 2011 dhe Macron ra dakord.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 gushtin 2025

Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta. Të premten , në shumicën e rajoneve moti do të..

botuar më 25-08-14 7.35.MD

Gjashtë shtete evropiane ndihmojnë Bullgarinë në luftën kundër zjarreve

Gjatë javës, Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për t’u ndihmuar në përballimin e zjarreve pyjore, shumë prej të cilave po ndodhin njëkohësisht në mbarë Evropën, njoftoi Komisioni..

botuar më 25-08-14 6.48.MD

Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari

Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital"...

botuar më 25-08-14 5.33.MD