Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Negociata intensive gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni

Kirill Petkov
Foto: BGNES

Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë” /ITN/ dhe “Bullgaria Demokratike”. Këtë e tha bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov më 3 dhjetor, kur filloi punë Legjislatura e 47 e Kuvendit Popullor. Nëse negociatat janë të suksesshme, planifikohet që marrëveshja të nënshkrohet në fillim të javës së ardhshme, njoftoi reporterja Maria Fileva. Që pas kësaj do të komentohen emrat e ministrave.

"Ne duam që secili prej grupeve të ndihet i përfaqësuar në mënyrë proporcionale në qeveri. Besojmë se është e qëndrueshme ajo qeveri, në të cilën të gjithë marrin pjesë me ekspertët e tyre më të mirë në fushat që janë aktualisht të rëndësishme për Bullgarinë," tha Petkov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD