Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë” /ITN/ dhe “Bullgaria Demokratike”. Këtë e tha bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov më 3 dhjetor, kur filloi punë Legjislatura e 47 e Kuvendit Popullor. Nëse negociatat janë të suksesshme, planifikohet që marrëveshja të nënshkrohet në fillim të javës së ardhshme, njoftoi reporterja Maria Fileva. Që pas kësaj do të komentohen emrat e ministrave.
"Ne duam që secili prej grupeve të ndihet i përfaqësuar në mënyrë proporcionale në qeveri. Besojmë se është e qëndrueshme ajo qeveri, në të cilën të gjithë marrin pjesë me ekspertët e tyre më të mirë në fushat që janë aktualisht të rëndësishme për Bullgarinë," tha Petkov.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..