Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë” /ITN/ dhe “Bullgaria Demokratike”. Këtë e tha bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov më 3 dhjetor, kur filloi punë Legjislatura e 47 e Kuvendit Popullor. Nëse negociatat janë të suksesshme, planifikohet që marrëveshja të nënshkrohet në fillim të javës së ardhshme, njoftoi reporterja Maria Fileva. Që pas kësaj do të komentohen emrat e ministrave.
"Ne duam që secili prej grupeve të ndihet i përfaqësuar në mënyrë proporcionale në qeveri. Besojmë se është e qëndrueshme ajo qeveri, në të cilën të gjithë marrin pjesë me ekspertët e tyre më të mirë në fushat që janë aktualisht të rëndësishme për Bullgarinë," tha Petkov.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..