Këngëtarët e njohur të estradës, Stenli dhe Ljubo Kirov , së bashku me aktorin Hristo Mutafçiev, prezantuan në fund të tetorit këngën e tyre “Aty ku nuk ka kohë”. Autori i muzikës është Stenli (Stanisllav Sllanev), teksti është i Ljubo Kirovit, aranzhimi është i Svetlin Këslevit.
Kënga është frymëzuar nga një dokumentar i regjisorit të ri Illko Ganev, kushtuar tre aktorëve. Ata i kanë dhënë fund karrierës së tyre aktive skenike, por po vazhdojnë të jetojnë dhe të marrin frymë përmes teatrit. Filmi tregon "të qeshurat në fytyrat e tyre dhe në të njëjtën kohë trishtimin në sy".
Videoja është xhiruar në tre vende të mrekullueshme në Bullgari - Teatri Antik në Plovdiv, Rezervati arkitekturor "Mëhalla e Peshkatarëve" (Tutrakan)
dhe gjiri përrallor në plazhin "Bollata", që ndodhet afër Kepit Kaliakra.
“Ende vrapojmë me kohën dhe jemi të rinj. Nuk ka më frikë...” – këndojnë Stenli, Ljubo Kirov dhe Hristo Mutafçiev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA