2426 janë rastet e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit. Mbi 81 për qind prej tyre nuk janë të vaksinuar. 7 për qind nga 35 004 testet e kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 99 483. Për herë të parë që nga tetori, numri i të shtruarve është më pak se 6000 ose 5780. Numri i pacientëve të sapo pranuar është 740. Prej tyre 86 për qind nuk kanë vaksina. Në terapi intensive janë 624 pacientë. 95 për qind e tyre janë pa imunizuar.
Të martën ka një rritje të numrit të vdekjeve në krahasim me javën e kaluar. Në 24 orët e fundit, 208 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 195 prej tyre nuk kishin vaksinua. 3546 janë të shëruarit.
Të hënën u dhanë 11 866 vaksina. 1 808 240 persona kanë përfunduar imunizimin. Me dozën e tretë janë 131 352 persona.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..