Urdhri i parë, nëse bëhem kryeministër, do të jetë që të gjithë në Këshillin e Ministrave të kenë certifikatë jeshile, tha në fjalimin e tij programor në Kuvendin Popullor i nominuari për kryeministër Kirill Petkov. Ai e filloi fjalimin e vet duke thënë: "Sot është një ditë e rëndësishme për të vazhduar ndryshimin - ndryshimin e mentalitetit dhe ndryshimin në qeverisje" dhe i përshkroi prioritetet.
Synimi në sektorin e energjetikës është shmangia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 janari, si dhe diversifikimi që të mos varemi nga askush. Në shëndetësi, detyra kryesore është luftimi i krizës Covid duke rritur vaksinimin vullnetar. Motoja e kabinetit të ardhshëm do të jetë “Zero tolerancë ndaj korrupsionit.” Nga tribuna e Parlamentit Kirill Petkov i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që të mund të ketë vendi ynë një drejtësi të vërtetë dhe të ndershme.Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..