Kryeprokurori Ivan Geshev pret një përgjigje evropiane ndaj synimit të pushtetarëve të rinj për të mbyllur gjykatën dhe prokurorinë e specializuar. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, ku aktualisht po votohet për kabinetin e ardhshëm, ai shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me Kryetaren e Prokurorisë Evropiane Laura Kövesi. Ajo që e di nga një bisedë personale është se ajo është e kënaqur për punën e Prokurorisë bullgare”, theksoi Kryeprokurori. Sipas tij, në gjashtë muajt e fundit Ministria e Brendshme është fokusuar në 1-2 gjëra dhe kjo ka sjellë mungesë rezultatesh. Sa i përket hetimit për paratë e derdhura nga ndërtimi i autostradës Hemus, Ivan Geshev e quajti të rremë pohimin se prokurorët nuk kanë bashkëpunuar me policët hetues. Ndërkohë, Presidenti Rumen Radev dhe Kryeprokurori kanë biseduar në Kuvendin Popullor, raportoi një gazetar i BNR.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..