Dëbora nuk vonoi këtë vit. Më të paduruarit tashmë bredhin pistat e skive të pushimoreve tona dimërore. Ndërkohë pronarët e hoteleve dhe restoranteve në mbarë vendin po përgatiten për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Më se gjysma e bashkatdhetarëve tanë do të udhëtojnë nëpër Bullgarinë gjatë dy fundjavave të ardhshme të gjata festive, tregojnë parashikimet e Institutit të Analizave dhe Vlerësimeve në Turizëm. Pavarësisht masave anti-epidemike për hyrje në vend, pritet edhe një rritje të turistëve të huaj javët në vijim. Bëhet fjalë për miq nga vendet fqinje ballkanike, por ka edhe aplikime nga Britania e Madhe, Irlanda, Polonia, Skandinavia dhe Rusia.
Prapëseprapë industria mbështetet më së shumti te turistët bullgarë, të cilët gjatë pandemisë u riorientuan plotësisht te hotelet vendëse. “Shumica e bazave tona, shtëpive për mysafirë dhe hoteleve të vogla familjare u rezervuan 100 për qind një muaji më parë, madje edhe më herët”, thotë Darja Zariçinova nga Shoqata Tur Klub ReMark, në të cilën anëtarësojnë pronarët e objekteve turistike në pjesën qendrore të vendit “Ballkanika”, që bashkon komunat e qyteteve Trojan, Teteven, Etropole, Aprillci. Sipas traditës në këtë regjion vijnë kryesisht turistë bullgarë. “Tek ne gjithçka u mbush paraprakisht. Jemi dëshmitarë të një sjellje atipike të bashkatdhetarëve tanë, të cilët në parim rezervojnë në çastin e fundit” - thekson Darja Zariçinova dhe shton:
“Shpresoj që ky Vit i Ri të jetë ndryshe nga festat e vitit të kaluar, kur kishte kufizime në orarin e punës të objekteve. Atëherë hotelierët përpiqeshin që në çdo mënyrë të organizonin një natë të këndshme të Vitit të Ri pas orës 10 të mbrëmjes. Disa madje kishin festa në natyrë me drita, zjarre etj. Sidoqoftë, mendoj se sivjet situata do të jetë më e qetë në sajë të certifikatave të gjelbra. Një pjesë e madhe e miqve dhe personelit tonë janë të vaksinuar. Përveç tryezës festive me gjella të llojllojshme, turistët tanë do të fokusohen edhe në ecjet malore dhe në itineraret kulturore në rajon.”
Megjithatë nëse aplikimi i certifikatës së kontestuar të vaksinimit nuk ka një efekt të favorshëm në industri? “Certifikata na jep një qetësi, e cila ndikon pozitivisht mbi sezonin. Përveç kësaj njerëzit ndihen të sigurt, sepse hotelet dhe restorantet respektojnë rreptësishtë masat anti-epidemike” – thotë Malin Bistrën, kryetar i Bashkimit të Biznesit Turistik në Bankso.
“Pavarësisht vështirësive, rritjes së çmimeve të energjisë, pavarësisht luhatjeve të regjistrimeve dhe mundësisë për anulimin e rezervimit në momentin e fundit, sërish kemi kërkesa mjaftë të mira për festat. Do të kemi një sezon shumë të mirë, kryesisht falë turistit bullgar. Interes ka edhe nga të huajt. Por atje mundësia e anulimit në minutën e fundit i bën këto regjistrime disi të pasigurta, varësisht se ku ndodhet Bullgaria në hartën shëndetësore botërore. Në këtë moment përafërsisht 80-85 për qind e hoteleve janë tashmë të rezervuara. Shkaku është, se sivjet bashkatdhetarët tanë herët bënë rezervacionet e tyre për festat. Ndërsa të huajit, të cilët vjet pushuan në Bansko tani po kthehen prapë” – thotë në përfundim Malin Bistrin.
Përgatiti n ë shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: banskoski.com, arkiv
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..