Bullgaria nuk është tërhequr nga pozita e saj për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por ofron një dialog më konstruktiv dhe efektiv midis Sofjes dhe Shkupit. Këtë e shpjegoi në një konferencë për shtypin Lena Borisllavova, shefe e zyrës së Kryeministrit Kirill Petkov, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me intervistën e Petkovit për “Financial Times”. Propozimi është përmirësimi i mekanizmit për negociata. Synohet që objekt studimi të jetë jo vetëm historia, por edhe aspekte ekonomike, sociale, investuese e të tjera. Borisllavova tha se propozimi i Petkov ishte që gjashtë muajt e ardhshëm të shfrytëzohen në mënyrë efektive për takime më të shpeshta të grupeve të ndryshme të ekspertëve që mund të trajtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse këtë çështje.
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..